Zaev: Nuk do të ketë dygjuhësi në të gjitha institucione

26.11.2017 18:56
Zaev: Nuk do të ketë dygjuhësi në të gjitha institucione

Kryeministri Maqedonisë Zoran Zaev tha se nuk do të ketë dygjuhësi në institucionet e Republikës së Maqedonisë.

“Absolutisht nuk do të ketë dygjuhësi në të gjitha institucionet në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë. Ligji për përdorimin e gjuhëve është në pajtim me Kushtetutën dhe me të vetëm do të avancohen disa nevoja praktike të qytetarëve të cilat deri më tani nuk i kanë pasur”, tha sot kryeministri Zaev.

Kryeministri vërtetoi edhe se do të ketë definim ligjor-formal për ansambël të kulturës së qytetarëve shqiptarë, shkruan telegrafi.

“Ligji për gjuhët është në pajtim me Kushtetutën. Aty ku ka nevojë praktike dhe Kushtetuta e lejon këtë, ashtu do të realizohet ligji. Nëpërmjet të këtij ligji shoh plotësimin e disa nevojave të qytetarëve, që nuk kanë pasur mundësi t’i realizojnë më parë. Ajo nënkupton avancim të përdorimit të gjuhëve në Maqedoni dhe natyrisht, siç ekzistojnë ansamblet dhe pa rritjen e mjeteve buxhetore, vetëm do të bëhet definimi ligjor-formal i ansamblit për kulturë të qytetarëve shqiptarë”, tha Zaev pas nënshkrimit të marrëveshjeve për përkrahje të fermerëve të rinj në MBPEU.