Zaev i kërkoi Ivanovit që ta tërheqë vendimin

Zaev i kërkoi Ivanovit që ta tërheqë vendimin

Menjeherë pas vendimit të Ivanovit ka reaguar kreu i LSDM-së Zoran Zaev, duke e akuzuar presidentin se po krijon krizë kushtetuese duke injoruar shumicën e vullnetit të qytetarëve dhe pamundëson ndrrim të qetë të pushtetit.

“Ai krijon krizë kushtetuese duke injoruar shumicën e vullnetit të qytetarëve dhe pamundëson kalim të qetë të pushtetit. Ai edhe një herë vihet në shërbim të Gruevskit. Ne nuk do të lejojmë askënd që të luaj me ardhmërinë e vendit. Ivanov duhet të tërheq këtë vendim dhe menjëherë ta dorëzojë mandatin, tha mes tjerash Zaev”, ka thënë Zaev.

Zaev i ka bërë thirrje Ivanovit që sa më shpejtë ta tërheq vendimin dhe ka kërkuar që qytetarët të mos bien pre e provokimeve.