Artikull i sponsorizuar

Z Mobile partner i Dokufest 2017

Z Mobile partner i Dokufest 2017

Në vazhdën e përkrahjes së ngjarjeve kulturore e argëtuese të kësaj vere, Z Mobile ka konfirmuar mbështetjen e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër dhe Dokumentar – Dokufest, si partner i kësaj ngjarje të rëndësishme kulturore në vend.

Edicioni i sivjetmë i Dokufest fillon më 04 gusht dhe do të zgjasë deri më 12 gusht në qytetin historik dhe piktoresk të Prizrenit, gjatë së cilit do të shfaqen filma nga vendet e ndryshme të botës në disa programe garuese dhe një numër të programeve speciale.

Kjo ngjarje kulturore tërheq vëmendjen e një numri të madh artistësh, film bërësve, producentëve dhe artdashësve nga rajoni dhe bota.

Pas 16 vjetësh të mbajtjes së këtij festivali, sot DokuFest është ngjarja më e madhe kulturore në vend dhe një ndër 25 festivalet më të mira të filmit dokumentar në botë.