Ymeri: Veseli nuk mund të durojë që VV po e ndalon krimin e korrupsionin

Ymeri: Veseli nuk mund të durojë që VV po e ndalon krimin e korrupsionin

Pas deklaratës së kryetarit të PDK-së Kadri Veselit se Prishtina nuk e meriton këtë udhëheqje, duke iu referuar qeverisjes së Vetëvendosjes, ka reaguar kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri.

Ymeri përmes një statusi në Facebook shkruan se deklarimi i Veselit është i vonuar pse sipas tij, “koka e krimit në Kosovë” nuk e duron një qeverisje që i jep fund krimit e korrupsionit.

“Që nuk e lejon asnjë keqpërdorim, që ndalon çdo ndërtim pa leje, që vendos rregull e rend në administratë dhe çdo institucion që e mbikëqyrë, që është transparente në punësim dhe çdo vendim, që punon për barazi”, shkruan ai.

Ymeri thotë se do të angazhohet për një sistem të drejtësisë të pavarur “që ia tregon vendin Kadri Veselit dhe kryetarëve të komunave nga partia e tij, me akuza nga më të ndryshmet. Për drejtësi që i jep fund klanit Pronto”. /Insajderi.com