Ymeri: Shtetin do ta bëjmë pa hajna

Ymeri: Shtetin do ta bëjmë pa hajna

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka dalë para qytetarëve të mbledhur në Sheshin “Zahir Pajaziti” duke u thënë se “sot është dëshmuar se qytetarët e Kosovës e duan një Kosovë krejtësisht ndryshe”.

E masa ka filluar të bërtas “me hajna nuk ka shtet”, teksa Ymeri ka bërë një premtim duke thënë se VV-ja do ta bëjë Qeverinë.

“Meqenëse pa hajna nuk ka shtet, shtetin do ta bëjmë pa hajna”, ka thënë Ymeri.

Ai ka shtuar se VV është subjekti më i madh në Republikën e Kosovës dhe i vetmi që po rritet.