Ymeri: Regjimi u dorëzua më 1 shtator

10.09.2016 16:33

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka deklaruar se “edhe pse më 1 shtator kanë fituar një të vërtetë të drejtë, rezistenca e tyre do të vazhdojë deri në lëshimin e shtetit nga kriminelët”.

Ymeri: Regjimi u dorëzua më 1 shtator

Ai para strukturave të VV-së, ka thënë se kjo rezistencë që gjatë këtij viti ka filluar, mbështetet në peticionin e qytetarëve, në zërin e qytetarëve, në gazin e deputetëve me protesta.

“Të mos harrohet se kjo rezistencë kish me qenë e pamundur pa punën e aktivistëve dhe ju jeni meritorët që ia pamundësuat fitoren regjimit”.

Ai foli për të arrestuarit, duke thënë se ata nuk iu nënshtruan regjimit dhe nuk u dorëzuan në betejën e tyre dhe e bënë që të dorëzohet regjimi, ashtu siç u dorëzua më 1 shtator.

“Është e drejtë të revoltohemi dhe të rezistojmë kur udhëhiqemi nga krimi. Më 1 shtator fituam një të vërtetë të drejtë. Rezistenca jonë vazhdon deri në lëshimin e shtetit nga klani kriminel. Ta luftosh regjimin e kriminalizuar nënkupton të kundërshtosh vendimet e regjimit të kriminalizuar. Të shiturit shesin dhe këta kriminel kanë treguar që mund të shesin”, ka thënë Ymeri. /Insajderi.com