Ymeri: Nuk duhet të ndalemi, ushtria duhet bërë

Ymeri: Nuk duhet të ndalemi, ushtria duhet bërë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka thënë se autoritetet kosovare nuk duhet që të ndalen në krijimin e ushtrisë së Kosovës.

“Ushtria duhet bërë. Duhet të kujdesemi që marrëdhëniet e partneritetit dhe bashkëpunimin me aleatët e Kosovës ta avansojmë në një stad të ri edhe për sa i përket arkitekturës së mbrojtjes për Republikën e Kosovës”, ka thënë ai në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie.

Sipas Ymerit, Kosova duhet që të sqarojë mirë nevojën për ushtri,

|Domosdoja për Ushtrinë e Kosovës për mbrojtje, sovranitet e dinjitet duhet shpjeguar mirë. Nuk duhet të ndalemi në këtë drejtim. Por jo të zmbrapsemi”, ka shtuar ai./Insajderi.com