Ymeri: Jeta e Nënë Terezës, udhërrëfyese për të gjithë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visa Ymeri, ka thënë se jeta e Nënës Terezë duhet të jetë udhërrëfyese për të gjithë.

Ymeri: Jeta e Nënë Terezës, udhërrëfyese për të gjithë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visa Ymeri, i cili mori pjesë në ceremoninë zyrtare të shenjtërimit të Nënës Terezë, në Vatikan, ka thënë se figura e saj personifikon dashurinë, përkushtimin, vetëmohimin e sakrificën.

“Nëna Tereze u shenjtërua sot. Ajo personifikon dashurinë, përkushtimin, vetëmohimin e sakrificën; të gjitha këto në funksion të ndihmës ndaj të varfërve, të nëpërkëmburve, atyre që bota i harron, që nuk i sheh. Nëna jonë jo që nuk i harroi, por jetoi me ta. Dhe kështu i bëri të dukshëm, i ktheu në botë”, ka shkruar Ymeri në llogarinë e tij në Facebook.

“E ne na bën krenar. Por edhe na detyron të shikojmë sikur ajo. Jeta e saj është mësim, që të pazëshmit i bën me zë, të uriturit me bukë, të nëpërkëmburit me dinjitet, të shkelurit me vullnet për të luftuar për barazi. Ishte nder të marrim pjesë në Ceremoninë e shenjtërimit të Gonxhe Bojaxhiut – Nënë Terezës”, ka përfunduar Ymeri./Insajderi.com