Ymeri jep detaje për listën e kryetarëve të komunave

Ymeri jep detaje për listën e kryetarëve të komunave

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të VV-së, ka thënë se zgjedhjet e 11 qershorit e kanë vendosur Vetëvendosjen partinë e parë në vend por që i mbetet të punojnë edhe më shumë.

Ai ka thënë se më datë 22 gusht do të dorëzohen të gjitha listat për kryetar të komunave dhe me lista për asamblistë të cilët janë nga VV.

“Zgjedhjet e 22 tetorit do ta dëshmojë që VV do të ketë rritje dhe kërkoj nga ju delegatë që të mobilizoheni për një fitore të radhës. Ndryshimi i nivelit qendror nuk është i plotë pa ndryshimin e nivelit lokal” tha ai.