Ymeri e vlerëson lartë takimin me Hoyt Yee

Ymeri e vlerëson lartë takimin me Hoyt Yee

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, është takuar në Ambasadën Amerikane në Prishtinë me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Hoyt Yee.

Ymeri ka thënë se takimi shërben ndërtimit të marrëdhiëneve mes partisë së tij dhe ShBA-ve

“Pata rastin dhe kënaqësinë të takoj për herë të parë Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës z. Hoyt Yee. Me z. Yee, u takuam në Ambasadën amerikane në Kosovë ku diskutuam miqësisht për zhvillimet politike në vendin tonë. Ky është një takim i rëndësishëm në kuadër të ndërtimit të mëtutjeshëm të marrëdhënieve në mes të Vetëvendosjes dhe Qeverisë amerikane”, ka shkruar Ymeri në llogarinë e tij në Facebook.