Ymeri bënë thirrje për gjunjëzim të plotë të Thaçit

Ymeri bënë thirrje për gjunjëzim të plotë të Thaçit

Lideri i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka përmendur se largimi i Thaçit nga pushteti dhe ndalimi i demarkacionit bëhet duke luftuar vendimet e tij. Ka thënë se Presidenti duhet të luftohet deri në gjunjëzim.

“Kjo pronto klikë kriminelësh luftohet duke ua luftuar vendimet. Cilindo vendim në cilëndo kohë. Deri në gjunjëzimin e plotë të tyre. Kundërshtimi i marrëveshjes për demarkacion është kundërshtim i krimit, siç është luftimi i kriminelëve luftim i vendimeve të tyre kriminale”, ka thënë Ymeri, pas deklaratës së Thaçit se demarkacioni me Malin e Zi duhet të ratifikohet në Kuvend.

“Kumbara i familjes Pronto, Thaçi, po vazhdon të insistojë që agresionin e tij ndaj territorit të Kosovës ta shndërrojë në realitet institucional përmes Kuvendit. Natyrisht që mafiozët si puna e tij nuk dijnë ndryshe të kryejnë punë pos përmes kërcënimit, shantazhit, reketit, zhvatjes e mitos. Kështu e kapi shtetin, pastaj Presidencën. Tash kështu po don ta çojë deri në fund agresionin ndaj territorit”, ka shtuar ai.

Udhëheqësi i Vetëvendosjes ka thënë se askush në Kosovë s’u beson fjalëve të Thaçit se s’po humbim asgjë nga demarkacioni.

“Edhe po të mos kishin qenë fare argumentet e ekspertëve e dëshmitë e banorëve, vet fakti që një mafioz si Thaçi po e mbronë me kaq zell këtë marrëveshje, është fakt i mjaftueshëm për të mos e pranuar atë. Lëre më që nuk mund ta gjesh një njeri që ta thotë se me këtë marrëveshje nuk humbim asgjë”.