Ylli i Suedisë vendos për Kosovën në përvjetorin e Pavarësisë

Ylli i Suedisë vendos për Kosovën në përvjetorin e Pavarësisë

Kosova e ka marrë një lajm tjetër të madh të premten mbrëma, në prag të dhjetëvjetorit të Pavarësisë së vendit. Është hendbollistja e njohur Albana Arifi që ka vendosur të luajë për përfaqësuesen e Kosovës.

Arifi 21-veçare ka luajtur për të gjitha grupmoshat e reja të Suedisë, që e ka hendbollin e femrave shumë të zhvilluar.

Është paraqitur në nivel të lartë dhe ishte yll i përfaqësueseve. Ardhja e saj vlerësohet fitore e madhe për përfaqësuesen e Kosovës. Me Albanën në përbërje, Kosova do të jetë dukshëm më e fortë.

Albana Arifi për një kohë të gjatë ka menduar që t’i bashkohet Kosovës, por vendimin e ka marrë vetëm të premten mbrëma, një ditë para se Kosova të festojë dhjetëvjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Për hendbollin kosovar, kjo është një dhuratë e madhe.

Lexoni më gjerësisht në Insporti.com