Ylli Pango-Ngritja dhe rënia e një grabitqari seksual

Ylli Pango-Ngritja dhe rënia e një grabitqari seksual

Në mars 2009, skandali seksual “Pango” bëri bujë në Shqipëri duke u trajtuar gjerë nga mediat. Kryeministri i kohës reagoi me shpejtësi duke shkarkuar ministrin e akuzuar. Ambasada Amerikane në Tiranë komenton ngjarjen, por bën edhe një paralelizëm me dy ministra të tjerë të qeverisë. Teksa Pango u shkarkua, Basha dhe Mediu akuzohen për vepra shumë më të rënda dhe ndaj tyre Berisha nuk ka marrë asnjë masë.

Lapsi.al përcjellë se në kabllogramin e ambasadës amerikane raportimit për Pangon i ishte vënë titulli: Ngritja dhe rënia e një grabitqari seksual

“Shumë mendohen përse Prof. Dr ylli Pango u bë ministër në radhë të parë duke ditur zërat për sjelljet e tij të pista dhe të jashtëligjshme. Ai ka qenë dekan i fakultetit të Shkencave Sociale dhe profesor për shumë vite. Në vitin 2005 ai ka detyruar stafin e fakultetit dhe studentët e tij që të punojnë në fushatën e tij elektorale. Të njëjtin vit ai botoi librin e tij të tretë të psikologjisë duke bërë plagjiaturë dhe përdorur studentët si përkthyes nga anglishtja. Ai drejtonte një OJQ të vetën dhe kishte reputacion se ngacmonte seksualisht studentet”, shkruante në kabllogramin e Ambasadës dërguar në Ëashington.

Kabllogrami shton se një ditë pas publikimit të skandalit, Pango u shfaq në një televizion duke thënë se video ishte e sajuar.

“Por më e tmerrshmja është se tha: “Gjithkush në vendin tim do të vepronte si unë”. Për Pangon, të gjithë njerëzit e kësaj bote mund të bien viktima të dëshirave të tyre seksuale”, thuhet në kabllogram.