Ylli më i paguar i futbollit në botë

Ylli më i paguar i futbollit në botë

Argjentinasi Lionel Messi ka fituar pesë herë “Topin e Artë”, një rekord i paparë, që nga debutimi i tij në “Camp Nou”, duke ndihmuar Barcelonën në një dekadë suksesi të shkëlqyeshëm.

Ky talent i mrekullueshëm është kompensuar rregullisht me një paketë pagash, që e bëjnë Messin një nga njerëzit më të pasur në sport, së bashku me kundërshtarin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo.

Megjithatë, sipas “International Journal of Computer Science in Sport”, ai nuk mund të meritojë një vlerësim kaq të lartë. IJCSS përpiloi të dhënat e pagave dhe analizën e performancës nga ligat më të larta të Evropës në studimin e tij, duke zgjedhur vitin 2016 si një vit bazë.

Variablat e tilla si mosha, pozicioni, klubi dhe një mori e tërë vlerësimesh të atributeve në fushat kyçe u mblodhën dhe u zhvilluan nëpërmjet një algoritmi të dizajnuar për të përcaktuar vlerën reale të secilit lojtar.

Dhe pavarësisht statusit të tij, si një nga lojtarët më të mirë në botë, Messi del në krye të listës së yjeve të paguar, me IJCSS që pretendon se vlera e tij e vërtetë është rreth 320,000 € më e ulët se paga aktuale.

“Është e qartë se paga e një lojtari futbolli është prekur nga faktorë të shumtë, që nuk lidhen drejtpërdrejt me punën apo aftësitë. Për shembull, një lojtar i pëlqyer nga tifozët mund të ketë kompensim më të lartë për të pasqyruar shitjet e mallrave dhe biletave”, – nënvizon raporti. –

Për shembull, një lojtar i tillë si Lionel Messi merr një pagë javore prej 550,000 €, duke qenë se ajo pjesë e saj është sponsorizimi, shitja e mallrave, të drejtat e imazhit dhe të ardhurat e tjera jashtë fushës së fitimeve, ose performancës në fushë.

Duke përdorur njohjen e modelit, paga e parashikuar e Messit, e llogaritur në bazë të performancës dhe pagave të lojtarëve aktualë të futbollit në ligat kryesore, do të ishte rreth 50% më pak, megjithëse sipas metodës ai do të ishte akoma lojtari më i paguar në botë”. Argjentinasi Angel Di Maria dhe ish-ylli i Arsenalit e Galatasaray, Robin van Persie, kompletojnë podiumin.

Anasjelltas, Harry Kane dhe Bernardo Silva shfaqen si lojtarët më të paguar në listën e IJCSS. Kane, sigurisht që ka nënshkruar një kontratë të re fitimprurëse me Tottenhamin, ndërsa Bernardo Silva do të luajë te Manchester City në sezonin e ardhshëm, pas përfundimit të një lëvizjeje nga Monako.