Ylli i Napolit refuzon Juventuesin dhe Milanin

Ylli i Napolit refuzon Juventuesin dhe Milanin

Ylli i Napolit, Marek Hamsik ka thënë se mund ta përfundojë karrierën te Napoli, përderisa ka konfirmuar se ka refuzuar ofertat e Juventusit e të Milanit në të kaluarën.

Kapiteni i Sllovakisë në dhjetë vitet e fundit ka veshur fanellën e Napolit, ndërsa këtë javë agjenti i tij Mino Raiola ka thënë se ai dëshiron të luajë për tërë jetën në Napoli, transmeton Koha.net.

“Në futboll është shumë e vështirë pasi nuk e dini asnjëherë se çfarë mund të ndodhë. Nuk mendoj që të largohem nga Napoli. Në të kaluarën kam refuzuar ofertat nga Juventusi e Milani sepse nuk ndihesha gati. Por, jam i lumtur që të jem këtu, si në aspektin profesional e njerëzor”, ka thënë Hamsik për Kicker.