Ylli i Milanit e vazhdon kontratën me skuadrën deri në vitin 2022

Ylli i Milanit e vazhdon kontratën me skuadrën deri në vitin 2022

Milani ka njoftuar se mbrojtësi i djathtë, Davide Calabria, e ka zgjatur kontratën me skuadrën deri në vitin 2022.

Njëzet e një vjeçit do t’i skadonte kontrata në fund të sezonit, klubi italian njoftoi sot se ai e ka nënshkruar një kontratë të re që do ta mbajë atë në skuadër deri në vitin 2022, transmeton Express.

CEO i Milanit, Marco Fassone dhe drejtori sportiv, Massimiliano Mireabelli morën pjesë në ahengun e ekipit të të rinjve për Krishtlindje, nga ku edhe njoftuar për ripërtëritjen e kontratës së Calabrias.