Ylli i Lituanisë: E mposhtëm Kosovën me këtë strategji

Ylli i Lituanisë: E mposhtëm Kosovën me këtë strategji

Basketbollisti më i mirë i Lituanisë në sfidën ndaj Kosovës, Adas Juskevicius ka treguar pikën e dobët të përfaqësueses së Kosovës në basketboll. Ka thënë se “kosovarët u lodhën në pjesën e dytë”.

Por, strategjia që Lituania ndoqi për të mposhtur Kosovës, sipas Juskevicius, ishte bllokimi i dy basketbollistëve më të mirë të dardanëve: Dardan Berishën dhe Scott Bamforth.

“Rotacioni në skuadrën e tyre ishte minimal , pasi ata kanë vetëm dy udhëheqës në ekip. Qëllimi ynë ishte t’i vinim ata në siklet. Ata po ashtu janë njerëz – ishin të lodhur dhe jo aq të saktë në pjesën e dytë. Ne e mbajtëm përqendrimin në pjesën e dytë dhe kështu fituam”, deklaroi Juskevicius.

Kosova u mposht me rezultat 99:61 nga Lituania.

Kombëtarja e Lituanisë është njëra nga më të fuqishmet në botë. Ajo ndodhet në vendin e gjashtë të ranglistës së FIBA-s. /Insajderi.com