Ylli italian e vazhdon kontratën me Interin

Ylli italian e vazhdon kontratën me Interin

Antonio Candreva pritet ta nënshkruajë një kontratë të re e cila do ta mbajë atë në Inter deri në qershor të vitit 2021.

Kontrata aktuale e përfaqësuesit italian skadon në qershor të vitit 2020, transmeton Express.

Ka kohë që anësori lidhet me një kalim në Premier Ligë, me Chelsean dhe Manchester Unitedin të interesuara për të.

Sipas Sky Sport Italia, negociatat mes tij dhe Interit kanë arritur në një përfundim pozitiv dhe rrjedhimisht Candreva do ta nënshkruajë zgjatjen e kontratës javën e ardhshme.

Candreva i ka dhuruar shtatë asiste në 16 ndeshje në Serie A këtë sezon. /Express/