Ylli i Hollivudit i cili thjesht u zhduk, tani tregon tmerret që i ka përjetuar

Ylli i Hollivudit i cili thjesht u zhduk, tani tregon tmerret që i ka përjetuar

Brendan Fraser 49 vjeç i mbushte kinematë në vitet e 1990-ta dhe 2000-ta. Ai aktronte në blockbuster-a siç është seriali “Mumia” dhe komedia “George nga xhungla”, dhe pastaj u zhduk.

Tani ka treguar rrëfimin e trishtuar për atë se si ishte i keqtrajtuar seksualisht, pastaj martesa e dështuar, depresioni dhe lëndimet e shpeshta ia kanë shkatërruar karrierën.

Për herë të parë ka folur për atë se si në vitin 2003 e kishte abuzuar seksualisht kryetari i atëhershëm i Asociacionit të Hollivudit për mediet e jashtme Philip Berk, shkruan “GQ”.

Incidenti, pretendohet se ka ndodhur në një hotel në Beverli Hils ku kishin qenë për drekë.

“Me dorë të majtë më kapi për prapanicë dhe ma futi gishtin. U ndjeva shumë keq, sikur të isha fëmijë i vogël, mendova se do të filloj të qajë”, ka thënë aktori për “GQ”. “Menjëherë e braktisa drekën dhe i tregova gruas se çfarë ndodhi, por askujt tjetër sepse më vinte turp dhe frikohesha se si do të ndikojë kjo në karrierën time”.

Pas ca kohe, megjithatë, e paraqiti incidentin në Asociacionin e Hollivudit për medie të jashtme. Berk i kishte shkruar një letër Fraser-t me pretendime se nuk ka bërë asgjë të keqe.

Pas kësaj Fraiser rrallë është thirr në ndarjen e Globit të Artë.

Artisti tregon se si kishte rënë në depresion dhe e fajësonte veten për atë se çfarë i kishte ndodhur.

Mirëpo, së shpejti ia nisi t’i ndjejë pasojat e roleve të mëparshme. Fraiser shpesh i xhironte vet skenat e aksionit, pa kaskader, prandaj e kishte lënduar kurrizin.

“Deri në kohën kur kam xhiruar pjesën e tretë të “Mumia-s” në Kinë tërë kohën më kanë mjekuar me akull dhe shirit. Më bënin eksoskelet çdo ditë”, ka thënë ai.

Ai ishte i detyruar që disa herë të shkoj në operacion të shpinës dhe gjunjëve, madje edhe në operacion të telave të zërit. Shumë kohë ka kaluar nëpër spitale.

Megjithatë, nuk heqë dorë nga aktrimi. Ai ka pasur disa episode në serialin “Afera”, dhe tani e ka një prej roleve kryesore në serialin “Trust” i cili do të emetohet vitin e ardhshëm./Insajderi.com.