Ylli i Dortmundit i frikësohet Realit

Ylli i Dortmundit i frikësohet Realit

Bartra pret ndeshje të vështirë të martën në “Signal Iduna Park” ndaj Real Madridit.

Borussia Dortmundi dhe Real Madridi do të përballen të martën në “Signal Iduna Pak” nga ora 20:45.

Mbrojtësi spanjoll, Marc Bartra, e di se do të jetë një ndeshje e vështirë kundër kampionëve, por thotë se Dortmundi duhet të vazhdojë të bëjë lojës e saj.

“Kemi përball një ekip të madh, por ne duam të vazhdojmë me ecurinë pozitive dhe do të tentojmë të udhëheqim lojën”, u shpreh Bartra.

“Nëse topi do të jetë më shumë në pronësi tonën, atëherë mundësitë do të jenë më të mëdha për t’iu bërë sa më shumë dëme atyre”.

“Ata janë rritur shumë si ekip për dallim nga sezonet e kaluara. E mbajnë më shumë topin me lojtarë të mrekullueshëm që kanë në skuadër”.

“Duhet të jemi të koncentruar sepse janë të rrezikshëm si me top ashtu edhe pa të. Mund të luajnë me kundërsulme e po ashtu edhe me prekje të shpejta, të obligojnë që të koncentrohesh në maksimum”, ka përfunduar Bartra.