Yll Limani publikon këngën e re

Yll Limani publikon këngën e re

Cricket e Yll Limani vijnë ndryshe.

Pas shumë hiteve të njëpasnjëshme në gjuhën shqipe, të këngëtarit Yll Limani dhe punës në hitet më të mëdha të kësaj vere nga Cricket, dyshja tani janë bërë bashkë për një këngë në gjuhën angleze.

E pikërisht për stinën e vjeshtës, ata kanë publikuar këngën me titull “Autumn Leaves” (Gjethet e vjeshtës), këngë kjo në gjuhën angleze dhe në një version mjaft ndryshe.

Sot është gjithashtu edhe ditëlindja e Yllit dhe ai ka vendosur t’i befasojë fansat pikërisht në këtë ditë.