Yjet e “Despacito” me koncert në rajon

Yjet e “Despacito” me koncert në rajon

Të famshmit Lusi Fonsi ft. Daddy Yankee do të prezantohen me një koncert në Kroaci, ku kroatët do të kenë rastin të shijojnë për së afërmi tingujt e këngës së famshme “Despacito”, shkruan KultPlus.

Koncerti do të mbahet në Zagreb, më 26 nëntor, kurse çmimet për bileta nisin prej 35 euro deri 115 euro. Ky është turi që kanë nisë autorët e hitit më të famshëm “Despacito”, që e kanë titilluar “Love+Dance”.