Yjet e Arsenalit urojnë në shqip festën e Bajramit

12.09.2016 19:12

Dy yjet shqiptarë të Arsenalit Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi kanë uruar njëzëri në gjuhën shqipe festën e Kurban Bajramit.

Yjet e Arsenalit urojnë në shqip festën e Bajramit

Anëtari i përfaqësueses së Zvicrës ka uruar të gjithë besimtarët shqipfolës myslimanë, përmes një foto të postuar në rrjetin social Instagram.

“Të nderuar miq, shokë dhe familjarë, me rastin e festës së Kurban Bajramit ju uroj shëndet, lumturi e begati në familjet tuaja”, ka shkruar futbollisti me origjinë nga Podujeva, njofton Gazeta Online Insajderi.

xhaku

Ndërkohë, edhe Shkodran Mustafi, i cili së fundi është transferuar në Arsenal, ka uruar të gjithë besimtarët mysliman për festën e Kurban Bajramit.

Përmes një statusi të publikuar në rrjetin social Facebook, të cilin e ka shoqëruar edhe me fotografi, shqiptari mbrojtës i Arsenal, nuk ka komentuar shumë gjatë rreth kësaj feste.

‘’Urime Festën e Kurban Bajramit’’, ka shënuar Shkodran Mustafi në gjuhën shqipe.

shkodru

Dy futbollistët shqiptarë janë duke u përgatitur për sfidën e parë të Ligës së Kampionëve për këtë stinor, e cila do zhvillohet nesër. Arsenali do të luajë ndaj PSG-së në udhëtim. /Insajderi.com