Xhirimi i vogëlushes së pastrehë e cila i kryen detyrat në rrugë

E pastreha e vogël tetë vjeçe nuk heq dorë nga ëndrrat e saj, i kryen detyrat e shtëpisë në rrugë në shi!

Xhirimi i vogëlushes së pastrehë e cila i kryen detyrat në rrugë

Tetëvjeçarja Ellein Dolfo nga Filipinet jeton me prindërit e saj dhe motrën katërvjeçare në rrugë.

Edhe pse këtë rajon ditëve të fundit e kanë goditur shirat monsune,ajo megjithatë kishte gjetur mënyrë që t’i kryej detyrat e shtëpisë.

Ronaldo Villanueva e ka xhiruar vogëlushen e mbuluar me xhaketën e saj, duke u munduar ta mbrojë fletoren nga shiu.

Ellein i kishte thënë se mëson shumë që një ditë të largohet nga rruga, të gjejë një punë të mirë për ta siguruar një jetë normale për familjen e saj, transmeton Sky News.

“Derisa familja ishte duke fjetur, ajo i kryente detyrat e shtëpisë. Ishte diku rreth orës 7 e mëngjesit. Ajo me siguri do të ketë sukses në jetë, edhe pse nuk ka shtëpi, ajo nuk kërkonte arsye që t’i bëjë detyrat e shtëpisë”, ka thënë Rolando./Insajderi.com.