Shaqiri befason zviceranët para festës së krishtlindjes

Mesfushori shqiptar i Stoke Cityt, Xherdan Shaqiri ka marrë pjesë në një ngjarje të organizuar nga Coca-Cola në Zurich të Zvicrës, me ç'rast është takuar me adhurues të tij në qytetin zviceran, duke nënshkruar edhe autografe.

Shaqiri befason zviceranët para festës së krishtlindjes

Xherdan Shaqiri është shfaqur në qendër të Zurichut të dielën, një ditë pas fitores së Stoke Cityt ndaj Burnleyt në të cilën ai luajti tërë takimin.

Mesfushori me origjinë shqiptare ka marrë pjesë në një ngjarje të organizuar nga kompania e pijes Coca-Cola, njofton gazeta zvicerane Blick. Shaqiri është fotografuar me adhuruesit e tij dhe ka nënshkruar autografe për ta.

Ngjarja e Coca-Colas kishte karakter bamirësie para festave të krishtlindjes, derisa Shaqiri nuk nguroi t’i bashkangjitej.

Ai do të kthehet sërish në Angli, atje ku do t’i duhet të zhvillojë ndeshje fundjavën e ardhshme me skuadrën e tij Stoke City. /Insajderi.com

shaku