Xhemajlaj: Nuk do t’i largojmë investitorët siç u bë deri tani

Xhemajlaj: Nuk do t’i largojmë investitorët siç u bë deri tani

Isa Xhemajlaj, kandidati për kryetar të Drenasit nga Nisma për Kosovë, ka thënë se nëse ata fitojnë, investitorët do t’i mbajnë në komunë, jo t’i largojnë sikurse bëri Partia Demokratike e Kosovës.

“Në këta nëntë muaj Drenasi më shumë është njohur për skandale, sesa punë të tjera”.

“Drenasi është ndër komunat më të pazhvilluara në Kosovë – pavarësisht se është vend i mirë për investime, kjo nuk ka ndodh”.

“Interesim ka pasur, por investitorët kanë ikur për shkak të mos përkrahjes”.

“Nuk do t’i largojmë investitorët – sepse nga këto investime rritet numri i të punësuarve”.

“Do të hiqet taksa komunale për të gjitha bizneset. Do të përkrahen bizneset e vogla. Do të kenë përkrahje kompanitë që e rrisin numrin e të punësuarve”.

“Nga tri largime të investitorëve, kanë mundur të punësohen rreth 1500 njerëz”.

Kështu ka thënë Xhemajlaj në Infon Lokale në Klan Kosova.

Ai tutje ka thënë se komunikimi i Ramiz Lladrovcit, po i pengon ata që ta shpalosin programin e tyre, idetë dhe projektet.

“Unë kam prit që kjo parti të bëj më shumë më Drenasin, por kjo nuk ka ndodh, pavarësisht se PDK e ka pasur qeverisjen edhe në nivelin qendror edhe atë lokal. Nuk është bërë asgjë për të rinjtë”.

Ai ka thënë se brenda gjashtë muajve, ata do ta rregullojnë çështjen e tregut të gjelbër, shtrimin e parkingut te qendra e biznesit, vendosjen e kamerave, si dhe ndërtimin e një nënkalimi që do ta lehtësonte kalimin e nxënësve.

Ndërsa ka premtuar se rëndësi të veçantë do t’i kushtojnë bujqësisë.

“Do të hapin një zyrë të projekteve që do të ju ndihmojë bujqve – përmes të cilës ata do të mund të përfitojnë nga subvencionet. Ne kemi parapa që të ju ndihmojnë atyre përmes projekteve”.

“Do të përpiqemi që brenda afatit tonë, ta bëjmë një fabrikë për përpunimin e qumështit dhe një thertore. Do ta ndërtojmë një ambient për ruajtjen e pemëve dhe perimeve”