Xhavit Haliti tregon sesi bashkë me Hashim Thaçin i shpëtoi një atentati në Paris

Xhavit Haliti tregon sesi bashkë me Hashim Thaçin i shpëtoi një atentati në Paris

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, ka folur për një atentat që i është përgatitur në Paris. Ai ka treguar se si i ka shpëtuar këtij atentati bashkë më Hashim Thaçin.

“E di se na kanë ndjekë me makinë në Paris. Më ka informuar nga Shqipëria shefi i shërbimeve i cili informatën e ka marrë nga një shërbim i huaj. Ai më ka thënë se ti duhet të lëshosh mbledhjen sepse është përgatit atentat, por unë nuk isha i kujdesshëm”, ka thënë ai./koha.net

Haliti ishte bashkë me Naim Mujën, Hashim Thaçin e Bilall Sherifin.

Ata pas mbledhjes shkuan ta vizitonin kullën e Eiffel-it kur vërejtën persona të dyshimtë, në pjesën e fushës, para Kullës.