Xhavit Haliti dhe Dardan Molliqaj e quajnë kriminel njëri tjetrin

01.09.2016 22:04

Nënkryetari i Kuvendit dhe sekretari i Vetëvendosjes e kanë quajtur njëri tjetrin kriminelë.

Xhavit Haliti dhe Dardan Molliqaj e quajnë kriminel njëri tjetrin

Sekretari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj dhe nënkryetari i Kuvendit nga PDK-ja, Xhavit Haliti kanë eskaluar me fyerje dhe akuza të rënda ndaj njëri-tjetrit.

E kanë quajtur njëri-tjetrin kriminel në emisionin “Zona e Debatit” në Klan K.

Sipas Dardan Molliqajt, Haliti është kriminel sepse është pjesë e klanit që ai e ka quajtur “Pronto” e që lidhet me përgjimet e publikuara nga Insajderi në “Dosjen e Shefave”, ndërsa sipas Halitit, Molliqaj është kriminel sepse ka “gjuajtur me molotov” Kuvendin e Kosovës.

Madje e ka akuzuar edhe për atentat ndaj politikanëve.