Xhavit Drenori ngre padi kundër Ramiz Lladrovcit

Xhavit Drenori ngre padi kundër Ramiz Lladrovcit

Ish-kandidati i pavarur për zgjedhjet e jashtëzakonshme në Drenas, Xhavit Drenori, ka njoftuar se do të bëjë padi ndaj kryetarit të Komunës, Ramiz Lladrovci, për siç thotë ai, keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.

Sipas Drenorit, Lladrovci u ka ndarë mirënjohje disa mësimdhënëseve në një lokal “që zyrtarisht i ka shiritat e ndalimit të punimeve dhe veprimtarisë nga Drejtoria e Inspeksionit të komunës”.

“Ky organizim kishte bekimin e DKA-së dhe Drejtori i ri pritet që së bashku me Kryetarin të përballën me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, pasi që në konsultim me avokatin tim do të deponojmë Kallzim penal me motivacionin “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, ka shkruar Drenori në llogarinë e tij në Facebook.

17191310_10154594692808772_6944995568234837650_n

Drenori ka thënë se avokati i tij pasi që ka analizuar rastin, beson që Lladrovci duke vepruar si person zyrtar “e financon një veprimtari për të cilën komuna është në kontest.”

“Kryetari është në dijeni qe është veprimtari e kundërligjshme dhe me veprimet aktive te tij, e ndihmon apo i sjell dobi pasurore për të rritur pasurinë e tij pa bazë ligjore, njëkohësisht i dëmton bizneset tjera që janë duke vepruar konform ligjeve,dhe që janë tatimpagues dhe kontribues të buxhetit te komunës”, ka shkruar Drenori, duke iu referuar shpjegimit të avokatit të tij.

“Nejse, tetori po vjen” ka shkruar në fund Drenori, duke iu referuar zgjedhjeve të ardhshme lokale në Kosovë./Insajderi.com