Xharra-Ahmetit: Ti je financues i huliganizmit në Prishtinë

Xharra-Ahmetit: Ti je financues i huliganizmit në Prishtinë

Ish-gazetarja, Arbana Xharra, tash anëtare e PDK-së, e ka sulmuar ashpër Shpend Ahmetin për huliganizmin në Komunën e Prishtinës.

Xharra ka thënë se dihet kush ka huliganë brenda llojit dhe Shpend Ahmeti është njëri prej ushqyesve më të mëdhenj të tyre.

“Shpend Ahmeti me trup je i madh, por vogëlsia dhe shpirtngushtësia jote çdo ditë po vërehet. Dje paske provuar të përfitosh prej huliganizmave të të rinjve nëpër parqet e mjerueshme të Prishtinës”.

“Dihet kush ka huliganë brenda llojit dhe ti je njëri prej ushqyesve më të mëdhenj të tyre. Madje, i ke grumbulluar në institucionet e Prishtinës prej anembanë Kosovës dhe për huliganizmin e tyre po i shpërblen edhe me “kontrata për shërbime të veçanta”, duke u dhënë paga mujore prej taksave të prishtinasve. Definitivisht s’ka ku degradon më poshtë ky, kur edhe sjelljet i ka fëmijërore”, ka shkruar Xharra.