Xhaketa e Wallker e kapela e Albright pjesë e Ekspozitës Bazë të Muzeut të Kosovës

Xhaketa e Wallker e kapela e Albright pjesë e Ekspozitës Bazë të Muzeut të Kosovës

Xhaketa e famshme e William Walker, figura ndërkombëtare që i dha jehonë masakrës së Recakut, që ishte edhe sinjal për ndërhyrjen e forcave të NATO-s në Kosovë, tashmë është ekspozuar në Muzeun e Kosovës, në kuadër të Ekspozitës Bazë që tashmë është hapur në këtë institucion kulturor, shkruan KultPlus.

Po në këtë ekspozitë janë prezantuar edhe gjësende personale të figurës së rëndësishme për popullin shqiptar, ish sekretares së SHBA-ve, Madeline Albright, ku kjo ekspozitë ka përfshirë kapelën, flamurin e SHBA-ve dhe aksesorë të Albright.

KultPlus, përgjatë ditës do të ju sjellë edhe eksponate, relikte dhe gjësende personale të figurave të rëndësishme që kanë kontribuar për shtetbërjen e Kosovës.