Xhaka thotë se Arsenali është në garë për titull

21.11.2017 12:15
Xhaka thotë se Arsenali është në garë për titull

Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, ka refuzuar që të përjashtojë skuadrën e tij nga gara për titull pas fitores 2 me 0 ndaj Tottenhamit në Derbin e Londrës Veriore.

“Topçinjtë” janë aktualisht në pozitën e gjashtë me 12 pikë prapa liderit Manchester City.

thotë se do të jetë vështirë ndjekja e Cityt, por beson që ekipi i Pep Guardiolas do të ketë gabime dhe do të lehtësojë afrimin.

“Mendoj se në futboll gjithçka është e mundshme. Manchester City për momentin është në formë të mirë. Po bën gjithçka që duhet mirë dhe të tjerët kanë lëshuar pikë, por është e besueshme se edhe ata do të humbin pikë. Ata nuk do të vazhdojnë si deri tani, por qëllimi jonë është të fokusohemi në lojën tonë. E dimë se duhet punë dhe jemi të bindur se mund të konkurrojmë për krye të tabelës”, ka thënë mesfushori shqiptar për “SkySports News”, transmeton Koha.net.

“Gjithçka është e mundshme, jam person realist, por kam ëndrra dhe fantazi po ashtu. Në futboll, gjithçka është gjithmonë e mundshme”, ka shtuar më tej ai.

Ndeshja e ardhshme e Arsenalit në Premier Ligë është të dielën ndaj Burnleyt.