Xhaka shkëlqen në Champions League – gol dhe asist

Xhaka shkëlqen në Champions League – gol dhe asist

Mesfushori shqiptar Taulant Xhaka ka kontribuar me një gol dhe një asist në fitoren 0 me 2 të skuadrës së tij ndaj CSKA Moskës në Rusi.

Xhaka realizoi në minutën e 29-të golin e parë, ndërsa asistoi për Oberlinin në minutën e fundit.

Në ndeshjen tjetër të Grupit A, Manchester United triumfoi 0 me 1 ndaj Benficës në Portugali. Golin e vetëm e shënoi Marcus Rashford.

https://www.youtube.com/watch?v=7FtdcmJDauo