Xhaka i shënoi portierit që lutej të mos pësonte nga shqiptarët

Futbollisti me origjinë nga Koosva, Granit Xhaka ka shënuar golin e tij të dytë në fanellën e Arsenalit, ndaj Nottingham Forest. Këtë herë ish-mesfushori i Baselit i shënoi një portieri që lutej të mos pësonte gol nga shqiptarët në ndeshjen e parë kualifikuese mes Serbisë dhe Shqipërisë në Beograd.

Xhaka i shënoi portierit që lutej të mos pësonte nga shqiptarët

Vladimir Stojkoviç është portieri aktual i Nottingham Forestit, i cili mbron ngjyrat e përfaqësueses serbe dhe ishte portieri i Serbisë në ndeshjen e 8 tetorit të vitit 2014 në ndeshjen ndaj Shqipërisë në Beograd.

Derisa kishin kaluar 20 minutat e parë të asaj ndeshje të “flaktë” në Beograd, kombëtarja shqiptare kishte filluar të fitonte terren ndaj Serbisë. Në ato momente Shqipëria pati fituar dy goditje nga këndi, derisa në anën tjetër plani i kamerave të ndeshjes ishte fokusuar tek portieri Stojkoviç, i cili kryqëzonte gishtat duke iu lutur perëndisë për të mos pësuar nga kuqezinjtë.
[fbvideo link=”https://www.facebook.com/GOInsajderi/videos/2081411732084646/” width=”680″ height=”430″ onlyvideo=”1″]

Edhe pse në ndeshjen e radhës në mes të dy kombëtareve të zhvilluar në muajin mars të vitit 2015, Stojkoviç e mbajti të paprekur portën e Serbisë dhe dukej sikur lutja e tij u dëgjua, ishte futbollisti shqiptar nga Kosova, Granit Xhaka që i shënoi sonte portierit serb.

Derisa zhvillohej minuta e 23-të e takimit, Xhaka lëshoi një “projektil” nga rreth 30 metra për ta mposhtu Stojkoviqin dhe për ta kaluar në epërsi skuadrën e Arsene Wenger. /Insajderi.com