Skuadra e Arsenalit ka shumë gola për t’u krenuar në vitin që po lëmë pas, me shumë “perla” që yjet e skuadrës londineze dhuruan në fushat e blerta në 12 muaj. " />

Xhaka pretendent për golin e vitit te Arsenali

Xhaka pretendent për golin e vitit te Arsenali

Skuadra e Arsenalit ka shumë gola për t’u krenuar në vitin që po lëmë pas, me shumë “perla” që yjet e skuadrës londineze dhuruan në fushat e blerta në 12 muaj.

Por, formacioni i trajnerit Arsene Wenger ka hapur një sondazh mes tifozëve në internet, për të zgjedhur golin me më tepër klas, e mes 5 aksioneve emocionuese është edhe ai i kosovarit Granit Xhaka.

Futbollisti që militon me kombëtaren zvicerane është një nga 5 lojtarët me golin më të mirë të sezonit. Rrjeta e Xhakës ndaj Hull City është renditur mes shumë golave të tjerë të bukur, e nuk është çudi që në fund të këtij muaji të fitojë votën e publikut.

Një tjetër episod emocionues tek Arsenali është goli i Mesut Ozil ndaj Ludogoretsit, një kryevepër teknike dhe koordinimi, që la përshtypje në Champions League. Gola të tjerë janë ata të shënuar nga Ramsey, Alexis Sanchez dhe Koscielny.