Xhaka i përgjigjet De Biazit, tregon “identitetin kuqezi”

Xhaka i përgjigjet De Biazit, tregon “identitetin kuqezi”

Vazhdon përplasja në distancë mes Taulant Xhakës dhe Xhani De Biazit.

Menjëherë pas deklaratave të trajnerit në emisionin “Opinion” se mesfushori zgjodhi Kombëtaren pasi nuk e pranoi Zvicra, Xhaka ka zgjedhur sërish rrjetet sociale për t’iu përgjigjur teknikut italian.

Pak pas mesnatës së të mërkurës, menjëherë pas përfundimit të emisionit, 26-vjeçari përditësoi kopertinën në “Facebook” duke vendosur një foto që simbolizon identitetin e tij shqiptar.

Në të shfaqen katër shenja gishtash me simbole kuqezi dhe katër data domethënëse: 1190 (themelimi i Principatës së Arbrit), 1443 (Lidhja e Lezhës), 1912 (Pavarësia) dhe 2017 (viti aktual). Në foto gjithashtu shkruhet në anglisht: “Identiteti im. Vazhdon…”.