Xhaka paralajmëron futbollistin e Milanit: Sonte aspak lehtë ndaj Shkëndijës

Xhaka paralajmëron futbollistin e Milanit: Sonte aspak lehtë ndaj Shkëndijës

Ndeshja ndërmjet Milanit dhe Shkëndijës ka marrë vëmendjen edhe të mesfushorit shqiptar, Granit Xhaka.

Përmes një postimi në Facebook ai ka paralajmëruar bashkëlojtarin dhe mikun e tij te kombëtarja e Zvicrës, Ricardo Rodriguez, i cili mbron ngjyrat e Milanit, se nuk do ta ketë aspak lehtë ndaj kuqezinjve të Tetovës.

Ai iu ka uruar suksese dy klubeve shqiptare, Skënderbeut dhe Shkëndijës në ndeshjet e sotme të “play-offit” në Ligën e Evropës.

“Çfarë mbrëmje sonte miku im Rodriguez. Sonte nuk do ta kesh aspak të lehtë me kuqezinjtë e Tetovës në SanSiro. Suksese Shkëndija, suksese Skënderbeu”, ka shkruar Xhaka.

Skënderbeu luan ndaj Dinamo Zagrebit sonte në Kroaci nga ora 19:00, kurse Shkëndija nga ora 20:45 përballet me Milanin në San Siro.