Xhaka në formacionin e javës, Hyka tek “dështakët”

Xhaka në formacionin e javës, Hyka tek “dështakët”

Muaji i ardhshëm do të jetë tepër i rëndësishëm për Kombëtaren, që do të zhvillojë ndeshjet kualifikueset të botërorit me Lihtenshtejnin dhe Spanjën.

Kuqezinjtë, pjesë e Superligës së Zvicrës patën paraqitje të ndryshme në fundjavë.

Taulant Xhaka është bërë pjesë e formacionit të javës nga gazeta “Blick”, mesfushori i Basel u tregua i besueshëm si gjithmonë.

 Në fitoren 3-1 me St. Gallen mungoi vetëm pasimi për gol, i zakonshëm për Xhakën në këtë sezon.

Në formacionin më të dobët është Jahmir Hyka. Sipas gazetës zvicerane nuk dha asgjë në humbjen 3-1 të Luzern me Laussane.

Si Taulant Xhaka dhe Jahmir Hyka u aktivizuan në fitoren 2-1 të Shqipërisë me Maqedoninë këtë muaj në Shkodër. /Insajderi.com