Xhaka: Mjaft më me këtë punën e Kosovës

Futbollisti i Arsenalit, Granit Xhaka ka shprehur mllefin e tij rreth temës së ndërrimit të përfaqësueses dhe reagimit të njerëzve në Kosovë e Zvicër ndaj vendimit të tij.

Xhaka: Mjaft më me këtë punën e Kosovës

Mesfushori kosovar i përfaqësueses së Zvicrës, ka dhënë një intervistë për “Appenzeller Zeitung”, ku është pyetur edhe për Kosovën.

Mirëpo, mesfushori i topçinjve të Londrës ka thënë se i ka ardhur në maje të hundës kjo pyetje e njëjtë gjithmonë, raporton Insajderi.

“Më ka ardhur në majë të hundës që duhet të justifikohem gjithnjë. Ju nuk mund ta imagjinoni se çfarë presioni më ushtrohet. Letra ime në Instagram e shpjegon qartazi përse unë vendosa që të luaj për kombëtaren zvicerane në të ardhmen”, deklaroi Xhaka.

“Por kur titujt e gazetave prodhohen me përkthime të shtrembëruara, atëherë unë mendoj se kjo është shumë. Më tepër nuk kam çfarë të them për këtë temë’, përfundoi kosovari. /Insajderi.com