Xhaka kishte vështirësi për t’u përshtatur në Premier League

Xhaka kishte vështirësi për t’u përshtatur në Premier League

 

Futbollisti me prejardhje nga Kosova, Granit Xhaka, në një intervistë për SkySports, ka treguar, për ditët e “vështira”, të tij kur kishte nisur të luante për Arsenalin, në Premier League.

Para se të bëhej pagesa e tij për  30 milionë funte, mesfushori e dinte se sfida e tij e madhe do të ishte të ambientuarit si futbollist në një ligë dhe vend të ri, shkruan SkySports.

“Mendoj se çdo lojtar i ri ka nevojë për kohë, kur ata vijnë në një klub të ri dhe një vend të ri, dhe unë sigurisht e bëri”, thotë Xhaka i cili, si një fëmijë, ëndërronte për të bërë rrugën e tij në Premier League.

Dallimi i Premier Leagu me atë Gjermane Bundesliga, ka bërë që Granit Xhaka të këtë më shumë vështirësi, i cili thotë se mënyra e lojës në fushë ka qenë më ndryshe.

“Ju vini re atë tashmë në ushtrime, jo vetëm në takime. Në ndeshje, vëreni se ka më shumë ndërhyrje se sa në Bundesliga”.

“Është më e shpejtë dhe më e ashpër, që e ndan atë nga ligat e tjera të mëdha në Evropë, merr kohë për tu mësuar me të”, rrëfen Granit Xhaka. /Insajderi.com