Xhaka këndon shqip para shokëve te Arsenali

Xhaka këndon shqip para shokëve te Arsenali

Futbollistët e rinj në çdo skuadër zakonisht detyrohen nga shokët e ekipit që të bëjnë diçka të çuditshme para se të cilësohen “të përfshirë” në grup.

Sot, këtë rregull të pashkruar e ka vuajtur Granit Xhaka, i cili para të gjithë skuadrës dhe stafit të Arsenalit, është detyruar të këndojë një këngë.

Xhaka ka zgjedhur të këndojë në shqip dhe para skuadrës, i hipur në një karrige, ai ka kënduar “A e din sa shumë të dua”, pamje të cilat janë filmuar nga Emiliano Martinez.