Xhaka: Gazetat më quajtën idiot pa mendje në kokë

26.03.2017 23:39
Xhaka: Gazetat më quajtën idiot pa mendje në kokë

Granit Xhaka, mesfushori i Arsenal që nuk ndërhyn kurrë lehtë, ka reaguar ndaj disa gazetave që e kanë sulmuar në lidhje me mënyrën e tij të lojës shumë të fortë.

Futbollisti me kombësi shqiptare që ka përfaqëson Zvicrën nuk ka marrë aspak mirë as komentet e disa ish-futbollistëve, të cilët e kanë kritikuar me tone mjaftueshëm të forta, njofton Telesport.

“Kritikat në adresën time? Qëndrojnë, por kur marrin një formë determinante, atëherë janë vetëm offensive. Nuk ishte klubi im ai që më kritikonte, por disa ish-futbollistë që as nuk më njohin. Njerëzit nuk e dinë se si punoj dhe në çfarë mënyre stërvitem, por gjithsesi nëpërmjet gazetave më kanë quajtur edhe idiot, duke më konsideruar si një njeri pa mendjen në kokë”, ka reaguar Granit Xhaka. /Insajderi.com