Xhaka fiton për të gjashtën herë titullin e kampionit

Xhaka fiton për të gjashtën herë titullin e kampionit

Baseli ka mundur Luzernin në udhëtim 2:1 dhe gjashtë javë pa përfunduar kampionati zviceran ka siguruar titullin, pasi ka 24 pikë më shumë se vendi I dytë Young Boys.

Ky ishte titulli i tetë radhazi për skuadrën e Baselit, ku pjesë e rëndësishme është edhe mesfushori shqiptar, Taulant Xhaka.

Në përgjithësi ky është titulli i 20-të për skuadrën e Baselit që po dominon në Zvicër pa problem, njofton albinfo.ch.

Baseli pas 30 javësh ka grumbulluar 77 pikë, duke pasur 24 fitore, pesë barazime dhe një humbje.

Vitet kur Baseli fitoi titullin: 1952–53, 1966–67, 1968–69, 1969–70, 1971–72, 1972–73, 1976–77, 1979–80, 2001–02, 2003–04, 2004–05, 2007–08, 2009–10, 2010–11, 2011–12, 2012–13, 2013–14, 2014–15, 2015–16, 2016-17./Insajderi.com