Xhaka e Mustafi mposhten nga Liverpooli

Xhaka e Mustafi mposhten nga Liverpooli

Liverpooli i Jurgen Klopp iu është rikthyer fitoreve në Premierligë. Pas humbjes 3:1 nga Leicester City, të Kuqtë triumfuan 3:1 ndaj Arsenalit në “Anfield”.

Për Liverpoolin shënuan Firmino (9’), Mane (40’) dhe Georginio Wijnaldum (90’), derisa golin për Arsenalin e shënoi Danny Welbeck (57’).

Në këtë ndeshje nga minuta e parë luajtën dy shqiptarët, Shkodran Mustafi dhe Granit Xhaka, ky i fundit u ndëshkua me karton të verdhë.

Pas kësaj fitore, Liverpooli ngjitet në pozitën e tretë në renditje me 52 pikë të grumbulluara, aq sa ka edhe Manchester City, por ekipi i Pep Guardiolas ka dy ndeshje më pak të zhvilluara.

Arsenali zbret në pozitën e pestë me 50 pikë.