Xhaka dhe Mustafi urojnë ditën e flamurit me një foto speciale

28.11.2017 16:19
Xhaka dhe Mustafi urojnë ditën e flamurit me një foto speciale

Dy futbollistët shqiptar që luajnë për gjigantin evropian, Arsenal, Shkodran Mustafi dhe Granit Xhaka kanë uruar 28 nëntorin.

Qendër mbrojtësi, Mustafi, ka postuar një fotografi në llogarinë e tij në Facebook së bashku me futbollistin nga Prishtina, Graniut Xhakën, duke bërë edhe shqiponjën.

“Urime 28 Nëntori, dita e flamurit kombëtar”, ka shkruar Mustafi.

Fotografia e dy futbollistëve shqiptarë është bërë në seancën stërvitore të Arsenalit, e cila pritët që nesër të luaj kundër Huddersfield./Insajderi.com

🔙🔛🔝 Urime 28 Nëntori, dita e flamurit kombëtar 👐🏽🇦🇱🇽🇰 #shqipe #independenceday #albania #pavarsia #neverforgetwhereyoucomefrom #sm20 Granit Xhaka

Posted by Shkodran Mustafi on Tuesday, 28 November 2017