Xhaka i bën dhuratë futbollistit të Prishtinës [foto]

Xhaka i bën dhuratë futbollistit të Prishtinës [foto]

Granit Xhaka ka befasuar futbollistin e Prishtinës, Gentrit Begolli, të cilit i ka dhuruar fanellën e  Arsenalit me numrin 29.

Është vetë sulmuesi i Prishtinës, që ka publikuar një foto me fanellën e pranuar si dhuratë nga Xhaka, i cili ia ka përcjell atë përmes kusheririt të tij, Agon Xhakës.

“Faleminderit Granit Xhaka dhe Agon Xhaka”, ka shkruar Begolli në profilin e tij të rrjetit social Facebook.

Agon Xhaka është futbollist i Prishtinës. /Insajderi.com