Xhaka asiston, Arsenali kualifikohet në çerekfinale të FA Cup

Xhaka asiston, Arsenali kualifikohet në çerekfinale të FA Cup

Arsenali ka kaluar në çerekfinale të FA Cup pasi mposhti me rezultat 2-0 skuadrën nga kategoria e pestë e futbollit anglez, Sutton United.

Sutton u mposht me golat e Lucas Perezit dhe Theo Walcottit. Në golin e parë të Perezit në minutën e 26-të asistoi Granit Xhaka e te Walcotti, që shënoi në minutën e 55-të, asistoi Nacho Monreal.

Në çerekfinale, “Topçinjtë” do të përballen me Lincoln Cityn, po ashtu garues në ligën e pestë të futbollit në Angli. /Insajderi.com