Xhaferi: Institucionet formohen pas 1 Majit

Xhaferi: Institucionet formohen pas 1 Majit

Kryetari i ri i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, ka deklaruar se procesi i formimit të institucioneve nga shumica e re parlamentare do të vazhdojë, transmeton Gazeta Express.

Këto veprime, sipas kryeparlamentarit të ri, Talat Xhaferi, do të ndërmerren menjëherë pas festave të majit.

Xhaferi dje është zgjedhur si kryetar i kuvendit të Maqedonisë, duke u bërë i pari shtetas maqedonas me kombësi shqiptare në krye të këtij institucioni./Insajderi.com