Xavi tregon pse Ronaldo nuk është lojtari më i mirë në botë 

Xavi tregon pse Ronaldo nuk është lojtari më i mirë në botë 

Për mesfushorin spanjoll, Xavier Hernandez, Cristiano Ronaldo nuk është lojtari më i mirë i gjeneratës së tij, pa dyshim për të më i mirë është bashkëlojtari i tij tek ekipi i Barcelonës, Lionel Messi.

Këtë Xavi e ka thënë, gjatë debatit se cili është futbollisti më i mirë i gjeneratës së tij, duke e thënë pa asnjë pik dyshimi se lojtari më i mirë është Messi, njofton Mirror.

“Është Messi, dhe pikë, Cristiano është një lojtar i jashtëzakonshëm. Një prej futbollistëve më të mirë në botë. Problemi është se momentalisht qarkullon një lojtar që me shumë mundësi është më i mirë i të gjitha kohëve”, ka thënë ai.

“Nuk ka kuptim t’i krahasosh. Besoj se të gjithë sportdashësit janë dakord me mua…përveç tifozëve të Real Madrid”, ka shtuar ai.