Xavi Hernandez nuk kursen lëvdatat për mesfushorin e Realit

Xavi Hernandez nuk kursen lëvdatat për mesfushorin e Realit

Xavi Hernadez është pa dyshim një nga lojtarët më të mirë të Barcelonës dhe si i tillë mbetet një nga mbështetësit më të zjarrtë të stilit tiki-taka të blaugranave.

Pavarësisht lidhjes së ngushtë me klubit katalan, 37-vjecari nuk e ka problem të lavdërojë lojtarë të Realit të Madridit, vecanërisht gjermanin Toni Kroos, për të cilin mendon se do të jetë protagonist kryesor në finalen e Championsit.

“Kroos është motori i lojës së Realit. Nga mënyra sesi luan, me kujton veten. Është pasuesi im në atë pozicion. Si mbështetës i Barcelonës nuk më lejohet të jem me Realin. Sepse nëse Reali shkon mirë, do të ishte keq për Barcën dhe anasjelltas. Kështu ka qenë gjithmonë. I uroj fat Juventusit, e meriton trofeun për puën që ka bërë vitet e fundit.”

Xavi vlerësoi shumë edhe Khediran, për punën ndoshta ta pdukshme që bën te Juventusit në të gjithë sektorët e fushës. Ndërsa për sezonin e vështirë të Guardiolës në stolin e Manchester Cityt, komentoi, njofton supersport.

“Për fat të keq puna e Guardiolës matet gjithmonë me trofetë që fiton. Mirëpo suksesi nuk mund të planifikohet. Jam i bindur se do të dalë edhe më i fortë nga kjo situatë.”